Muzikë

Lady Gaga i siguron fansat se albumi i saj i radhës është në rrugë e sipër drejt publikimit


Këngëtarja Lady Gaga e di se dëgjuesit e saj janë të etur për përditësime në albumin e saj të shtatë në studio.

Ndërsa fliste me NikkieTutorials, ylli i hitit “Bad Romance” siguroi fansat e saj, të njohur si Little Monsters, se “po punon sa më shpejt që të mundet” për ta përfunduar albumin, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

“Them se po ndihem thellësisht e frymëzuar tani dhe jam shumë e emocionuar për gjithçka që kam për t’u treguar të gjithë fansave”, tha Gaga në një klip nga intervista e postuar në rrjetet sociale.

“Unë jam thellësisht mirënjohëse për emocionet e të gjithëve në krijimtarinë time”, shtoi ajo.

Ndërsa detajet se si do të tingëllojë muzika e saj e re janë të pakta, fituesja e çmimeve “Oscar” e “Grammy” ndau në faqen e saj në Instagram në shkurt se ajo “nuk po bën një album rok”.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur muajt e fundit se po përkujdeset vet për shkrimin e teksteve të këngëve të reja të saj, duke shfaqur foto të saj në studion e regjistrimit.

Përndryshe, kanë kaluar katër vjet që kur Gaga publikoi një album në studio – i fundit ishte “Chromatica” i vitit 2020.

Lady Gaga në kopertinën e albumit “Chromatica”.

“Chromatica”, albumi i gjashtë në studio i Gagas i publikuar më 29 maj yë 2020-tës, përqendrohet në idetë e lumturisë së palëkundur dhe kërkimit të shërimit.

Këngët e regjistruara përfshijnë tema të frymëzuara nga romanca e dështuar dhe betejat e shëndetit mendor në jetën private të Gaga-s.

Blackpink, Ariana Grande dhe Elton John ishin veç disa prej artistëve të ftuar në këtë album.

Por ndërkohë – dhe për të qenë të drejtë – ylli ka qenë e angazhuar pothuajse tërë kohës.

Gaga ka qenë duke bërë një punë e vështirë për të filmuar vazhdimin e shumëpritur të “Joker” të titulluar “Joker: Folie à Deux”, i cili përfundoi prodhimin në prill të vitit të kaluar dhe do të dalë në tetor.

Në këtë film i cili cilësohet si një muzikal, Gaga luan Harley Quinn së bashku me Joaquin Phoenix, i cili është duke ripërsëritur rolin e tij titullar si Joker.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore