Përballje

Laçi vazhdon formën, Egnatia zhytet edhe më shumë në krizë


Laçi ka arritur fitore në frymën e fundit përballë Egnatia-s, duke konfirmuar formën e mirë të cilën po kalon.

Kurbinasit ishin sot vizitorë në Rogozhinë.

Laçi vinte sot në këtë ndeshje pas tri fitoreve radhazi, kurse Egnatia në formë shumë të keqe.

Ashtu edhe siç pritej, takimi i dominua nga kurbinasit, por të cilët nuk arritën të bëjnë asgjë në pjesën e parë.

Si e dyta, shkoi edhe pjesa e parë, por laçianët arritën që golin ta gjenin në çerekun e fundit të takimit.

Ishte Zarubica, ai që në minutën e 76-të, shënoi për epërsinë e vendasve.

Kur u duk se ndeshja do të mbyllej me rezultat minimal në favor të mysafirë, në skenë u ngjit Guindo.

Ai shënoi në minutën e 88-të për 0-2 dhe vulosi çdo dilemë të kësaj ndeshjeje.

Laçi me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt, me 24 pikë.

Egnatia mbetet në vendin e nëntë, me 11 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore