Sport

La Liga, dita për Real-in dhe Barçën


Alaba feston golin e parë me fanellën e Real Madrid-it

Elita e futbollit spanjoll vazhdon sonte me ndeshjet në kuadër të javës së 11-të.

Në fokus janë dy skuadrat më të mëdha, Real Madrid-i dhe Barcelona.

Madrilenët vijnë pikërisht pas fitores në El Clasico përballë Barcelonës të dielën, me rezultat 1-2.

Ditën e nisin katalunasit, pikërisht me një vizitë në Madrid.

Ata udhëtojnë për t’u përballur me skuadrën modeste të qytetit, Rayo Vallecano-n e sapongjitur në ligë.

Ndoshta në letër mund të duket si një ndeshje e lehtë për skuadrën e Koeman, por forma e vendasve sugjeron të kundërtën.

Rayo gjendet para Barcelonës në tabelë, edhe pse me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Madrilenët e vegjël poashtu janë ekipi i dytë me më shumë gola të shënuara në La Liga, 17, pas Real Madrid-it që ka 24.

Ndeshja fillon në orën 19:00, me Barcelonën qe nga kjo ndeshje i ka detyrim tre pikët, ose ndryshe do të mbetet edhe më prapa në luftën për titull.

Në të njëjtin orar, luan edhe Sevilla, skuadra me rekordin më të mirë në ligë, bashk me Real-in.

Andaluzët vizitojnë Mallorca-n, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e komplikuar për skuadrën e Lopetegui-t.

30 minuta më vonë në aksion vjen edhe një tjetër ndeshje shumë interesante.

Në “Benito Villamarin”, Real Betis i vendit të pestë, e pret Valencia-n që e nisi mirë, por e vazhdoi keq.

Me një fitore, skuadra e Pellegrini-t do të bashkohej me kreun, duke treguar luftën e vërtetë që do të shfaqin këtë vit për një pozitë në Champions.

Ditën e mbyll Real Madrid-i.

Madrilenët kthehen në “Santiago Bernabeu” pas afro një muaji, dhe kundërshtar sot kanë një ekip që po kalon një formë shumë të mirë, Osasuna-n.

Osasuna gjindet në vendin e gjashtë, me 18 pikë pas dhjetë ndeshjesh.

Real-i në anën tjetër synon të vazhdojë formën e mirë pas dy fitoreve të mëdha në Champions dhe La Liga.

Ndeshja vjen me fillim në orën 21:30, dhe mbyll ditën e mërkurë në elitën spanjolle.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore