Familja

Kyle Richards dhe Mauricio Umansky përgënjeshtrojnë lajmin për ndarjen e tyre pas 27 vitesh martesë


“Aktorja amerikane, Kyle Richards dhe biznesmeni, Mauricio Umansky i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas 27 vitesh martesë” – ishte aludimi i mediave rozë në lidhje me çiftin e njohur.

Dyshja kanë mohuar pretendimet se janë ndarë, derisa kanë zbuluar se ata janë përballur më vitin më sfidues gjatë lidhjes së tyre.

Çifti i kanë lutur gazetarët të mos krijojnë histori të rreme, me qëllim të përshtatjes së narrativeve, siç i kanë quajtur ata “të çuditshme”.

“Në lidhje me lajmet që dolën për ne sot. Çdo pretendim në lidhje me divorcin është i pavërtetë”, ka shkruar Richards në Instagramin e saj.

“Megjithatë, po, ne kemi pasur një vit të vështirë. Më sfiduesi i martesës sonë. Por ne të dy e duam dhe e respektojmë jashtëzakonisht njëri-tjetrin”, ka shtuar ajo.

E njëjta deklaratë, të cilën Umansky e ndau gjithashtu në Instagramin e tij, vazhdoi: “Nuk ka pasur keqbërje nga ana e askujt. Edhe pse jemi në sy të publikut, ne kërkojmë që të jemi në gjendje t’i trajtojmë çështjet tona privatisht. Ndërsa mund të jetë argëtuese të spekuloni, ju lutemi mos krijoni histori të rreme për t’iu përshtatur një narrative të mëtejshme të çuditshme”, kanë përfunduar dyshja.

Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, 54 vjeçe dhe Umansky, 53 vjeç, u martuan në janar të vitit 1996 dhe së bashku, ata kanë vajzat Alexia, Sophia dhe Portia.

Richards është gjithashtu nëna e Farrah Brittany, të cilën e mirëpriti me bashkëshortin e saj të parë, Guraish Aldjufrie.

Marrëdhënia e Richards dhe Umansky është dokumentuar prej kohësh në “RHOBH”.

Gjatë xhirimeve të sezonit 13 të hitit Bravo këtë vit, Richards ka bërë me dije se martesa e saj ishte vënë në pikëpyetje.

Një prej arsyeve që besohet se çoi në ftohje të raportit është një fotografi e publikuar nga Richards, pa unazën e martesës.

“E gjitha filloi nga një foto budallaqe e imja pa unazë”, kishte thënë Richards në prill, derisa ka shpjeguar se arsyeja ishte vetëm për shkaqe sigurie.

“Nuk e kam mbajtur unazën time të madhe me diamantë, sepse ka shumë krim këto ditë dhe nuk ndihesha rehat. Mendoj se kjo ndikoi shumë tek Umansky”, ka përfunduar ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore