Lajme

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtoj 37 pika nga seancat e kaluara


Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të mërkurë për të trajtuar pika e projektligje të pa përfunduara nga 6 seancat e kaluara. Në rend dite deputetët kanë gjithsej 37 pika, që kanë mbetur, disa prej të cilave, nga muaji shkurt i këtij viti.

Shqyrtimi i disa prej këtyre pikave ka përfunduar dhe vetëm pritet të votohen, ndërsa disa të tjera pritet të shqyrtohen.

Seanca do të nis në orën 10:00.

Një nga pikat e rendit të ditës është votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021.

Do të shqyrtohet Raporti vjetor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021.

Do të shqyrtohen rekomandimet të cilat lidhen me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë seancë do të formohet një Komision Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Do të shqyrtohet për herë të parë ndryshimet dhe potësimet e Ligjit për Mjekësinë Ligjore.

Do të përzgjidhet një anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Më pas, do të votohet Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Deputetët do të shqyrtojnë Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Grupi Parlamentar “Multietnik” ka propozuar shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Deputetët do të emërojnë drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Sot, do të votimi në parim Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Kuvendi do të formojë një Komision Ah-Hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Më pas, do të bëhet zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Gjithashtu, do të zgjidhet një zëvendës i Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Do të shqyrtohet për herë të parë ndryshimet dhe plotësimi i Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

Kuvendi do të themeloj Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për çmimin e produkteve medicinale.

 

Deputetët gjithashtu do të shqyrtojnë rekomandimin lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore