Lajme

Kuvendi debaton për Politikën e Jashtme të Kosovës


Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do të mbajë seancë plenare.

Punimet e kësaj seance do të fillojnë nga ora 10 dhe deputetët do të diskutojnë disa pika ku ndër to, do të debatohet edhe për politikën e jashtme të Kosovës.

Pikat e tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe atij për ndryshim- plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Infrastrukturën Kritike, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.

Pikë e njëmbëdhjetë e rendit të ditës është propozimi i Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, për të vazhduar me dy pikat e fundit të seancës plenare – zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore