Sport

Kushta pas humbjes në Izrael: Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët


Ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë në Ligën e Kombeve ishte një dëshpërim për të gjithë fansat dhe analistët shqiptarë, pasi të gjithë pritën një fitore bindëse.

Por, Izraeli arriti të fitojë me një gol në minutat e fundit, duke triumfuar me rezultat 2:1.

Sokol Kushta, ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, kishte një këndvështrim tjetër nga pjesa më e madhe e tifozëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Kushta reagoi ashpër, duke shprehur edhe frustrimin e tij pas humbjes.

“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli? Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit”, shkroi ai.

“Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe”, shtoi Kushta.

“Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh”, përfundoi Sokol Kushta.

Kujtojmë se Myrto Uzuni shënoi golin e barazimit në minutën e 88-të, por ishte Baribo ai i cili dha golin e fitores për Izraelin në minutën e 92-të.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore