Lajme

Kush po e paguan borxhin evropian të Covid-19?


Gjermania dhe Bashkimi Evropian po marrin borxhe rekord në nivele historike, për të shpëtuar nga pasojat ekonomike që ka sjellë pandemia e Covid-19.

Por, pavarësisht riskut, situata nuk mund të krahasohet me atë të krizës së fundit financiare në BE.

Budestagu gjerman, ka prezantuar një buxhet shtesë për vitin 2021. Ky do ta çojë borxhin gjerman në një rekord prej 240 miliardë eurosh. Me anë të tij, ministri i Financave gjermane, Olaf Scholz, pret të zbusë goditjen e pandemisë.

Borxhi tërësor në Gjermani për shkak të këtij shtimi, mund të shkojë deri në 2.2 trilionë dollarë. Në masë përqindjeje, superfuqia pritet të arrijë në 80% të prodhimit të brendshëm bruto.

Por, Gjermania, nuk është aspak vetëm. Gjithë BE-ja po e vuan marrjen e borxheve përtej masës. Sipas gjasave, në rang unioni, pritet që borxhi të arrijë në 100%. Rritja e tij madje, nuk ka shënjuar asnjë shenjë ngadalësimi.

Por, stabiliteti i zonës euro, nuk shihet si problem nga eksperti i ekonomisë, Guntram Wolff.

“Ndryshe nga kriza ekonomike e një dekade më parë, këtë herë borxhi nuk është problem”, mendon ai. “Normat e interesit për bondet janë shumë të ulëta sot në krahasim me atë kohë”.

Sipas tij, me rritjen, borxhi do të kujdeset për veten.

“Kemi një bashkim monetar shumë më të qëndrueshëm. Kemi një mekanizëm po aq stabël të eurozonës. Kemi një fond ringritjeje dhe po ndërtojmë politika, në bazë të gabimeve të shkuara”.

Qëllimi, për Wolff-in, është të fillojë një ngritje e madhe në BE. Nëse kjo rritje ekonomike fillon, atëherë nuk do të ketë më probleme krizash.

Por, një faktor, është pak por i sigurt: Borxhin, në fund të ditës, do të duhet ta paguajnë qytetarët. Nivele të tilla si 200% në Greqi apo 180% në Itali, janë të pritshme.

Por, alarmi, ende nuk është dhënë.

 

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore