Shqipëria

“Kush ka më pak mbështetet më shumë”/Rama njofton rritjen e pagave për disa kategori


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se do të ketë një shtesë page për disa kategori, përfshirë policinë, administratën, pensionistët dhe ndihmës sociale.

Kjo, nën moton qeveritare “kush ka më pak mbështetet më shumë”.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i qeverisë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Rama njoftoi fillimisht se Policia e Shtetit në nivel bazë do të kenë një shtesë page prej 15 për qind.

Ndërsa shtesa për nivelin e mesëm të Policisë (nivel inspektorësh) do të jetë 7 për qind.

“E njëjta gjë vlen edhe për Gardën e Republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset”, vijoi Rama.

Ndër të tjera, rritja e pagave do të përfshijë edhe administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil.

“Paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve të bëra në vendimet përkatëse”, u shpreh kryeministri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore