Sport

Cilat janë 10 akademitë më fitimprurëse të futbollit në Evropë


“Online Money Advisor” ka publikuar raportin më të fundit, përsa i përketë skuadrave që kanë përfituar më shumë nga shitja e lojtarëve të rritur në akademitë e tyre.

Në raport përfshihen pesë ligat më të mëdha evropiane, Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1 dhe jo vetëm.

Studimi ka analizuar të gjitha transferimet që nga viti 2010. Në krye të listës qëndron Ajax-i. E njohur prej vitesh tashmë si akademia më e fuqishme e futbollit në botë. Më pas vijnë Atletico Madrid-i dhe Benfica.

Në Premier League, akademia më e fuqishme për këtë tregues mbetet ajo e Manchester City-t. Në Serie A është Atalanta. Në La Liga, Atletico Madrid-i. Në Ligue 1 është ajo e Monaco-s.

Renditja sipas ‘Top 5 ligave’:

1-Atletico Madrid – 247.755 milionë euro – La Liga

2-Monaco – 188.8 milionë euro – Ligue 1

3-Schalke 04 – 170.750 milionë euro – Bundesliga

4-Manchester City – 142.005 milionë euro – Premier League

5-Atalanta – 113.1 milionë euro – Serie A

Renditja evropiane, “top 10”:

1-Ajax – 247.755 milionë euro – Eredivisie

2-Atletico Madrid – 214.250 milionë euro – La Liga

3-Benfica – 194.325 milionë euro – Primeira Liga

4-Monaco – 188.800 milionë euro – Ligue 1

5-Schalke 04 – 170.750 milionë euro – Bundesliga

6-Lyon – 157.282 milionë euro – Ligue 1

7-Barcelona – 148.980 milionë euro – La Liga

8-Manchester City – 142.005 milionë euro – Premier League

9-Borussia Dortmund – 128.875 milionë euro – Bundesliga

10-Aston Villa – 127.865 milionë euro – Premier League

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore