
Shou Zi Chew, CEO i TikTok, u përball me katër orë e gjysmë marrje në pyetje në një seancë dëgjimore të Kongresit të SHBA-ve.
Chew u përpoq të qetësonte shqetësimet e tyre në lidhje me Kinën dhe rreziqeve të mundshme të sigurisë që mund të lindin si rezultat.
Chew, 40 vjeç, mori drejtimin e TikTok rreth dy vjet më parë pasi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në investimeve dhe kapitalin sipërmarrës.
Por kush është Shou Zi Chew?
Chew, i lindur në janar 1983 në Singapor, përfundoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për qeverinë e Singaporit si adoleshent, më pas migroi në Angli për t’u regjistruar në University College London.
Pasi fitoi një diplomë bachelor në ekonomi, ai më pas gjeti një punë si bankier investimesh për Goldman Sachs në Londër.
Disa vite më vonë, ai e la atë rol për t’u zhvendosur përsëri – këtë herë në Shtetet e Bashkuara – për t’u regjistruar në Shkollën e Biznesit të Harvardit në 2008.
Në Harvard, Chew mori një pozitë në vitin 2009 në një kompani teknologjike modeste në atë kohë të quajtur Facebook .
Pas diplomimit në Harvard në 2010, Chew kaloi një dekadë duke punuar për një firmë në Hong Kong.
Në vitin 2021, ai iu bashkua TikTok dhe kompanisë së saj mëmë ByteDance në një rol të dyfishtë si CEO i TikTok dhe shefit financiar i ByteDance.
Chew është i martuar me Vivian Kao dhe kanë dy fëmijë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global”
-
Ish-portierët e Twitter-it në New York ngrenë padi për shkarkimet nga puna
-
Një avokat përballet me gjyq pas përdorimit të AI për kërkime ligjore
-
Zyrtarët e G7 do të mbajnë takimin e parë mbi rregulloren e AI