Sport

Kush do të kurorëzohet me çmimet prestigjioze të futbollit Evropian?


Së bashku me shortin e grupeve, sot dhurohen edhe çmimet individuale për futbollistët dhe trajnerët në bazë të performancës së tyre gjatë sezonit që shkoi.

Sot japen çmimet për portjerin më të mirë, mbrojtësin më të mirë, mesfushorin më të mirë, sulmuesin më të mirë, futbollistin dhe futbollisten e vitit, trajnerin/en i/e vitit në futbollin e meshkujve dhe të femrave.

Këto çmime ndahen në të njëjtën kohë me hedhjen e shortit për fazën e grupeve të Champions League.

Për secilën nga këto çmime, në garë janë nga tre persona.

Për portierin e vitit, në garë janë: Thibaut Courtois i Real Madrid-it, Ederson Moraes i Manchester City-t dhe Edouard Mendy i Chelsea-s.

Kampionët e Evropës, Chelsea, jo çuditëshirt kanë më shumë futbollist në garë për këto çmime.

Cesar Azpilicueta dhe Antonio Rudiger janë në garë për mbrojtësin më të mirë të vitit, së bashku me Ruben Dias-in e Manchester City-t.

Edhe për mesfushorin më të mirë është e njëjta histori, dy futbollistë të Chelsea-s, Jorginho dhe N’Golo Kante bëjnë pjesë aty së bashku me Kevin De Bruyne-n e Manchester City-t.

Për sulmin, në garë janë: Robert Lewandowski i Bayern-it, Erling Braut Haaland i Dortmund-it dhe Kylian Mbappe i PSG-së.

Sa i përket futbollistes më të mirë, dominon tërësisht Barcelona, që ishte edhe kampione Evropiane.

Martens, Putellas dhe Hermoso janë në garë për çmimin “futbollistja më e mirë e vitit”.

Emma Hayes e Chelsea-s, Peter Gerhardsson i Suedisë, dhe ish-trajneri i Barcelonës, Lluis Cortes janë në garë për çmimin “trajneri i vitit” për futbollin e femrave.

Sa i përket futbollit të meshkujve, është e sigurt se një mesfushor do të shpallet futbollisti i vitit.

Të tre futbollistët që ishin në garë për mesfushorin e vitit, Kevin De Bruyne, N’Golo Kante dhe Jorginho, luftojnë edhe për çmimin më prestigjioz të natës.

Kurse, për trajnerit e vitit, në garë janë Thomas Tuchel i Chelsea-s, Pep Guardiola i Manchester City-t dhe Roberto Mancini, kampioni Evropian me Italinë.

Me fillim në orën 18:00 nga Stambolli, të gjitha këto çmime do të ndahen për të kurorëzuar më të mirët e futbollistit gjatë sezonit që shkoi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore