Kosova

Kusari-Lila: Simiçi e lëshoi në interfon Radojeçiç-in, i fola shqip


Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë komunikim direkt dhe nuk është takuar me Milan Radojiçiçin, kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

”Unë personalisht asnjëherë në jetë nuk e kam takuar. Unë nuk mund t’ia ndalojë Sllavko Simiç-it ta thërret Radojeçiç-in. Ai ka lëshuar në interfon që ta dëgjojë për pakënaqësitë që ai i kishte me gjërat që ndodhnin në terren”, tha ajo në Klan Kosova.

Por, ajo thotë se diskutimi ka qenë në gjuhën shqipe dhe është folur për çështjen e vendosjes së institucioneve të Kosovës në Veri.

“Çka mund të konfirmojë është që kam qenë prezentë në këto dy-tre minuta që dëgjohen aty që Simiç ka biseduar me Radojeçiç-in në zyrën time”, shtoi ajo.

“Është biseduar për domosdoshmërinë e shkuarjes në Valaq, dhe natyrisht që kam dëgjuar prej anës së tij se është i pakënaqur me çka po ndodhë”, u shpreh Kusari-Lila.

Më herët, për Ekonomia Online Kusari-Lila ka theksuar se kontakti me ish-deputetin serb ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligjeve: Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, ndërsa ka mohuar të ketë pasur kontakt me dikë tjetër nga Lista Serbe.

Ndryshe në përgjim, flitet për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin Radojiçiç për disa nga çështjet politike në Kosovë.

Kjo ishte vetëm pjesa e parë e publikimit të përgjimit nga mediumi “Nacionale”, kurse pjesët e tjera të përgjimeve, të cilat thuhet se lidhin edhe të tjerë akterë qeveritarë dhe koordinimin e tyre me Listën Serbe, janë paralajmëruar që të publikohen ditëve në vijim.

Kusari-Lila mohon të ketë pasur kontakte me Radojiçiçin: S’e kam numrin e tij – përpjekje për të njollosur pushtetin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore