Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim një delegacion nga Zvicra të hënën, i cili udhëhiqej nga ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilët e ka vlerësuar rolin e shtetit të Zvicrës – duke përmendur faktin se ishte njëri ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kryeministri vuri në pah rolin e rëndësishëm të Zvicrës si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë për media.
Teksa është diskutuar edhe për rëndësinë e diasporës kosovare.
“Kryeministri theksoi se diaspora kosovare në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh, por edhe për remitancat, ku mbi 20% e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra”, thuhet në komunikatë.
Çështje diskutimi në takim është thënë se ka qenë edhe rëndësia e sistemit të arsimit dual.
“Ai nënvizoi rëndësinë e sistemit të arsimit dual, ku Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e arsimit me tregun e punës, duke ndihmuar në përgatitjen e fuqisë punëtore të re”.
Po ashtu, palët diskutuan edhe për përfshirjen e grave në sektor të ndryshëm.
“Gjithashtu, u diskutua edhe për Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022 – 2031, ku ankandi i parë për energjitë e rinovueshme përfundoi me sukses përmes një konsorciumi zvicerane-gjerman”.
Në njoftim thuhet se kreu i ekzekutivit i ka falënderuar pjesëmarrësit për interesin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
I njëjti grup do të vizitojë edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi