Kosova

Kurti ‘zgjedh’ Mbretërinë e Bashkuar, për t’iu shmangur Tiranës


Tirana – sot – ka pritur liderët e Evropës Juglindore në kuadër të Samitit për Ukrainën që u zhvillua në Shqipëri.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka marrë pjesë në këtë vizitë. Vendi fqinj u përfaqësua nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Arsyeja, në një përgjigje të shkurtër për mediat nga zëdhënës i qeverisë Kosovës, ka qenë për shkak se Kurti ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Vlen të theksohet se Ukraina është një nga vendet që nuk e njeh Kosovën si shtet. Ama pavarësisht kësaj, Kosova ka qëndruar krah Ukrainës sa i takon agresionit rus.

Organizimet nuk mbarojnë me 28 shkurtin. Një tjetër, takim i rëndësishëm mbahet nesër.

Është ai i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian ku do diskutohet plani i rritjes. Nga lista e pjesëmarrësve, sërish Kosova bie në sy. Dhe kësaj here, për nivel përfaqësimi.

Ndryshe nga vendet e tjera që flitet për kryeministra e presidentë, Kosova ka Lulzim Rafunën, kryetarin e Dhomës së Tregtisë.

Mbase ‘refuzimi’ ka ardhur për të shpalosur hatërmbetjen për praninë e Osmanit në takimet me Zelenskyn, e jo të Kurtit në vend të saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore