Lajme

Kurti viziton familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në 38 vjetorin e rënies


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin në familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën e 11 janarit ka vizituar familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha në 38 vjetorin e rënies.

Në familjet Mala dhe Berisha kryeministri Kurti ka rikujtuar veprimtarinë patriotike dhe heroizmin e dy dëshmorëve, të cilët u vranë duke luftuar në një shtetrrethim të hekurt nga forcat serbe të policisë, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, më 11 janar të vitit 1984.

Kryeministri Kurti u shpreh se, “veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës frymëzon e inspiron secilin brez shqiptarësh, jo më pak se rënia e tyre heroike”, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin në familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Ndëra shtoi se këta janë heronj të pavdekshëm të vendit tonë.

“Liria kombëtare dhe drejtësia shoqërore u bënë bashkë te këta dy heronj të pavdekshëm, me jetën dhe vdekjen e tyre”, tha ai.

Ai bëri të ditur se lagjja në të cilën luftuan Mala e Berisha mori emrin Kodra e Trimave.

“E sakrifica e tyre u bë flakë e janarit që vazhdon të ndriçojë rrugën tonë”.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare.

Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë, 38 vjet më parë.

Tetë muaj pas daljes nga burgu Rexhep Mala, në natën e 11-12 janarit të vitit 1984, së bashku me militantin e lirisë, studentin, Nuhi Berisha, rrethohet nga policia serbe në një vendqëndrim ilegal në Prishtinë, në një shtëpi të lagjes, e cila quhet “Kodra e Trimave”.

Rexhep Mala në kohën e rënies kishte lënë prindërit, Mehmetin e Fahrijen, bijën e vetme, Fitoren, bashkëshorten, motrat dhe vëllanë, Hasanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore