Kosova

Kurti viziton familjen Bunjaku dhe Zymeri: Nuk i harrojmë asnjëherë heronjtë


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të ndërrimit të motmoteve, vizitoi familjet e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, tashmë heronjë të Kosovës.

Në një postim në “Facebook” të dielën, në prag të përmbylljes së një viti sfidues, kreu i ekzekutivit kosovar theksoi se Bunjaku dhe Zymeri janë dy emra heronjsh, dy zyrtarë policorë të rënë në krye të detyrës për sundimin e ligjit, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror.

“Festat e fundvitit do të ishin më të plota me Afrimin e Enverin, por ne nuk i harrojmë asnjëherë sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë”, shkroi ndër të tjera shefi i Qeverisë së Kosovës.

Zymeri ishte vrarë gjatë një aksioni policor nga strukturat paralele serbe më 25 korrik të vitit 2011, gjatë një aksioni për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 – Jarinjë dhe Bërnjak – në veriun e Kosovës, kurse Bunjaku është vrarë më 24 shtator në Banjë të Zvecanit në veriun e vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore