Kurti uron Mickoski-n: Pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej raportet tona
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Hristjan Mickoski-n, për zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se me liderin nacionalist maqedonas pret “me padurim” që të punojë.
Këtë, Kurti e ka bërë përmes një postimi në platformën X, duke thënë se dy vendet respektive nuk janë vetëm fqinjë, “por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian”.
“Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, shkroi Kurti.
Congratulations to @MickoskiHM on your election as Prime Minister of the Republic of North Macedonia. Kosova and North Macedonia are not only neighbors but close allies and partners, in NATO orientation, regional cooperation and EU integration. From the Prizren–Tetova road to…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2024
Ndryshe, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, ka zgjedhur qeverinë e re të saj – pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit – me në krye liderin e VMRO-DPMNE-së, Hrisjtan Mickoski, të dielën e 23 qershorit.
Për zgjedhjen e qeverisë së re maqedonase kanë votuar 77 deputetë.
Kjo është qeveria e 20-të e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e vendit.
Ky ekzekutiv si bartës ka VMRO-DPMNE-në, ndërsa partnerë koalicioni janë “VLEN”-i dhe Lëvizja “ZNAM”.
Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e mëparshmja, ndërsa 5 është numri i zëvendëskryeministrave.
VMRO-DPMNE do të udhëheqë me 15 ministri. 6 ministri janë të “VLEN”-it dhe 2 të “ZNAM”-it.
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u krijua pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, në të cilat në kampin maqedonas fitoi bindshëm VMRO, me plotë 58 deputetë, ndërsa te shqiptarët fitore korri “Fronti Evropian”, me 18 mandate, apo 4 më shumë se “VLEN”-i.
Por, përkundër kësaj, VMRO-ja ka përzgjedhur “VLEN”-in që të bëjë koalicion, duke anashkaluar kështu parimin fituesi me fituesin (te shqiptarët dhe te maqedonasit).
Me ardhjen në pushtet të Mickoski-t shumë njohës të zhvillimeve politike, si ata brenda ashtu edhe ata jashtë vendit, kanë konsideruar se do të ketë stopim të rrugës euroatlantike të këtij vendi ballkanik.
Kjo për faktin se Mickoski ka dalur hapur kundër ndryshimeve kushtetuese, si futja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës – kërkesë eksplicite e Sofjes zyrtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca: I kemi plotësuar kriteret për statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog