Kurti u përgjigjet kritikave për shifrat e punësimit

SHFLETO
Valon Rashiti
10.10.2022 17:37
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të insistojë se janë punësuar 40 mijë persona – përkundër kritikave nga opozita.

Madje, ai mendon se asnjë prej shifrave që ka prezantuar nuk është kontestuar.

Por, thekson se “opozita më kritikon sepse e ka këtë detyrë për nga natyra, por të arriturat tona janë të padiskutueshme”.

“Nuk mund të them që rritja e bizneseve e në veçanti e eksporteve është dora e qeverisë, por është vullneti dhe disa prej vendimeve që qeverisë”, shtoi ai.

Ai thotë se “dora është e punëtorëve”.

“Punëtorët që kanë prodhuar e pastaj bëhet eksporti i shtuar i Kosovës, ata e kanë dorën. Ne e kemi vullnetin dhe vendimet”.

“Vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020 janë rritur eksportet për 83.6 për qind, ky është fakt se konteston dot askush, ndërkaq deri më sot janë rritur për 29.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, shtoi ai.

Shifrat e Albin Kurtit: Kemi hapur 40 mijë vende pune – investimet e huaja për 1 vit tejkalojnë 400 milionë euro

Ai ka thënë se nuk po i shpenzon  mbi 700 milionë euro të Qeverisë, pasi sipas tij, “është e mundshme që mos t’i shpenzosh të gjitha paratë, sepse qeveritë e kaluara kanë krijuar borxhe, siç po e shohim edhe këtu në Gjilan”.

“Ne edhe zvogëlojmë borxhin edhe tregojmë që është e mundshme të ruhet paraja publike, nuk është e thënë paraja publike të shpenzohet doemos. Kjo është avazi i vjetër, por s’ka asnjë operator ekonomik që neve na thotë që nuk është paguar”.

“Lafitin nuk e kam shkarkuar”

I pari i ekzekutivit ka potencuar se nuk e ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, por ka sqaruar se ai ka dhënë dorëheqje.

“Ai nuk ka kursyer as dijen, as përvojën, dhe as kontaktet ndërkombëtare dhe për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur, por ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet”.

“Latifi ka thënë që me situatën me të cilën ballafaqohet dhe kapacitet që ekzistojnë kaq mund të bëjë”, potencoi Kurti.