Kosova

Kurti takon kryekuvendarin e Irlandës Veriore, flasin për mësimet e nxjerra në përkujtimin e viktimave


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë të mërkure me Kryetarin e Parlamentit të Irlandës Veriore, Edwin Poots, me të cilin ka diskutuar për historinë dhe përvojat respektive, veçanërisht në ballafaqimin me të kaluarën e dhimbshme të luftës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, të cilët kanë bërë të ditur se kryekuvendari Poots ka folur për mësimet e nxjerra nga përvoja e Irlandës Veriore në përkujtimin e viktimave.

“U theksua roli i rëndësisë që kanë muzetë për të përkujtuar çdo jetë të humbur. Me atë rast, kryeministri Kurti përmendi nismën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për themelimin e Muzeut të Luftës, që në qendër do të ketë dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Foto: ZKM

Më tej, përmendi po ashtu edhe themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kurti e ka falënderuar Poots për mikpritjen dhe bisedën e sinqertë.

Në këtë takim prezent ishin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti dhe ambasadori britanik në Kosovë Nicholas Abbott.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore