Kurti për ndeshjen Kroaci-Shqipëri: Pjesa parë ishte e jona, e dyta e kroatëve

SHFLETO

Fetsa e lojtareve te Shqiperise pas shenimit te golit te dyte

 

Dini Fetahu
19.06.2024 17:41
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar ndeshjen në mes të Kroacisë dhe Shqipërisë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, ka vlerësuar se pjesa e parë i takoi kuqezinjve, ndërsa e dyta kroatëve.

Këto komente, kryeministri i ka bërë përmes një postimi në Facbeook.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila”, shkroi Kurti.

Për Kurtin, ndeshja kishte një atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

“Ëndrra vazhdon!”, përfundoi.

Ndryshe, Shqipëria dhe Kroacia e kanë mbyllur në barazim 2:2 takimin e kësaj të mërkure, në kuadër të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian “Euro2024”, që është duke u mbajtur në Gjermani.

Shqipëria barazon ndaj Kroacisë, një ndeshje që mund të ishte fituar