Lajme

Kurti për masakrën në Bucha: Autorët duhet të sillen para drejtësisë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar liderëve të tjerë të shteteve që kanë dënuar masakrën ruse në Bucha të Ukrainës, sipas tij autorët duhet të sillen para drejtësisë.

Kështu është shprehur kreu i ekzekutivit përmes një cicërimë në rrjetin social ‘Twitter’.

“Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale”, shkroi Kurti.

Masakra e banorëve në Bucha të Ukrainës është ndoshta ngjarja më e përfolur botërisht që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku deri tani janë gjetur 410 trupa civilësh të vrarë (pretendohet nga Ushtria ruse), disa të shtrirë në tokë e me duar të lidhura dhe të tjerë në varre masive.

Në qytetin Bucha, në afërsi të Kievit, janë gjetur dhjetëra viktima civile pas tërheqjes së forcave ruse.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për një “masakër të qëllimshme” në Bucha, pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë, por Rusia i ka quajtur këto pretendime “propagandë” lufte.

Macron i tha radios “France Inter” se kishte “të dhëna shumë të qarta” që tregonin se forcat ruse ishin përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

Ndryshe, 67 ukrainas të vrarë u varrosën në territorin e kishës në Bucha.

Disa viktima të pushtuesve rusë nuk mund të identifikoheshin.

Në mbrëmje, informacioni u shfaq nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës për çlirimin përfundimtar të të gjithë rajonit të Kiev-it nga okupatorët rusë.

Kufomat e viktimave të pushkatuara ishin shtrirë buzë rrugës, të cilat pushtuesit nuk kishin kohë t’i digjnin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore