Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ngushëlluar qytetarët e Hawaiit, për viktimat që humbën jetën si pasojë e zjarrit që kaploi këtë vend – fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit, ku deri më tani 80 njerëz kanë humbur jetën.
Përmes një cicërime në Twitter, Kurti tha se është “shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii”, duke shtuar se “mendimet tona të përzemërta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore”.
“Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-të në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, përfundoi ai.
Very saddened by the devastating wildfires in Hawaii. Our heartfelt thoughts are with the people who have lost loved ones, homes & communities in the face of this natural disaster. Kosova stands with the residents of the islands & the US during these extremely challenging times.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 12, 2023
Ndryshe, evakuime janë duke u zhvilluar në Hawaii ndërsa flakët po afrohen më pranë qytetit të Kaanapali-t. Urdhri u zbatua vetëm disa orë pasi banorët e Lahaina-s aty pranë u lejuan të ktheheshin shkurtimisht për të vlerësuar dëmet në qytetin e shkatërruar nga zjarri.
Deri më tani, 80 persona kanë vdekur nga zjarret – fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse në historinë e shtetit.
Qindra të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe numri mund të rritet ende.
Departamenti i Policisë në Maui tha në një postim në Facebook se prioriteti i tyre ishte “të garantonin sigurinë e komunitetit dhe të reaguesve të parë”, pasi ata konfirmuan se evakuimi i Kaanapali ishte duke u zhvilluar.
Zyrtarët shtetërorë rihapën zonën e Lahaina-s për njerëzit me dëshmi të vendbanimit.
Radha e banorëve që prisnin të hynin në qytet ishte më shumë se një milje e gjatë dhe ata u paralajmëruan se do të pritej nga “shkatërrim siç nuk e kishin parë kurrë në jetën e tyre”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë