Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të martën ka thënë se ngritja e çmimeve në gjithë botën e produkteve elementare është kostoja e mbrojtës së liririsë së Ukrainës.
“Energjia që mundëson prodhimin dhe nafta për transport janë fillimi dhe fundi i zinxhirit. E di edhe kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo s’është shkaktuar nga ne, po na prek edhe ne. Kur para 12 ditëve iu bashkuam botës për sanksionet, një kosto e tillë ishte e pashmangshme. Por kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë”.
Sipas tij, Kosova është prekur nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së madhe nga importi.
“Sot po bëhen dy javë nga fillimi i agresionit në Ukrainë. Republika jonë ka treguat gatishmëri për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina dhe kemi ndarë 150 mijë euro për pranimin e gazetarëve nga Ukraina. Kujtojmë se Rusia është një prej eksportuesve ma të mëdha të gazit dhe naftës në Evropë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, një valë e re çmimesh nga tregjet e huaja pritet ta godasë edhe tregun e Kosovës, për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, thonë ekspertë për çështje ekonomike
Rritja e çmimit të derivateve dhe energjisë në botë, pritet që drejtpërdrejtë të rrisë edhe çmimet e produkteve tjera, pasi në Kosovë sasia më e madhe e mallrave importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit.
Çmimet e derivateve tashmë janë rritur.
Në Kosovë, më 6 mars, një litër naftë është shitur për 1.59 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Kjo rritje ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit.
Madje, këto ditë në dyqane janë vërejtur edhe ngritje të çmimeve të produkteve bazike. Një litër vaj shitet nga 1.45 deri në 2.09 euro, një kilogram miell nga 0.69 deri në 0.95 euro dhe një kilogram sheqer nga 0.79 në 0.95 euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit