Lajme

Kurti nga Tirana: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës


Tirana ka pritur gjashtë kryeministrat e Ballkanit dhe kryeministri i Kosovës, në këtë takim rajonal, ka pasur një mesazh të qartë ndaj Serbisë: Njohjen e Kosovës si të pavarur.

Por, kjo kërkesë e Kurtit, në Samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor, nuk i ka pëlqyer kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç.  Madje, për këtë temë, kjo e fundit pati edhe një polemikë në distancë me Kurtin.

Sipas Kurtit, edhe nismat rajonale do të ishin më efektive nëse Serbia ta pranonte Kosovës si shtet të pavarur.

Samiti i Ballkanit Perëndimor u zhvillua të enjten në Tiranë dhe mblodhi drejtuesit më të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore