
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin që kryeministri, Albin Kurti, pati me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.
Në njoftim përsëritën fjalitë e zakonshme dhe kryesisht thuhet se janë ritheksuar qëndrimet dhe zotimet e Kosovës në raport me dialogun në Bruksel.
“U theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë”, shkruhet në komunikatë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se “Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”.

Takimi mes Kurtit, Lajçak dhe këshilltarëve për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Plotner dhe Bonne, vjen pas letrës së dy liderëve evropianë që të përfshihen edhe më intenzivisht në dialog.
“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thotë komunikata.
Pas takimit ka folur edhe Lajçak shkurtimisht për gazetarë. Tha se “biseda ishte e thellë”, por se nuk mund të jap më shumë detaje për takimin dy orësh.
Pas Kosovës, Lajçak me dy këshilltarët udhëtojnë për në Beograd ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Pacolli për vrasjen e Liridona Ademajt: Disa njerëz të pa skrupull po përpiqen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha