Kosova

Kurti: Kur të pajtohemi në parim mund të thellohet teksti për Asociacionin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se për dialogun Kosovë-Serbi ka propozuar një draft-vizion për ta zbatuar nenin 7 të marrëveshjes bazike.

Ndërsa vetëm kur të pajtohen në parim “mund të thellohet teksti për Asociacioni”.

“Kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtylla që ju thoni se i kam përmendur në takim në Ohër, kur të pajtohemi në parim, atëherë lirisht mund ta thellojmë tekstin. Nuk mund të shkruajmë tekste alternative, ndërmjet të cilave mund të gjendet mesatarja ritmetikore, pa u pajtuar një herë në parim”.

Ai i pyetur nga deputetja Ariana Musliu-Shoshi, se “si do të duket statuti i Asociacionit në bazë të asaj që ju e shihni”, ka thënë se më 2 maj ka prezantuar draft vizionin.

Sipas kryeministri kjo më së mirë prezantohen në tekstin dy faqesh.

“Në takimin e fundit me 2 maj unë kam prezantuar draft-vizionin për atë që thuhet në nenin 7 të marrëveshjes bazike, si nivel adekuat i vetëmenaxhimit të komunitetit serb, gjithsesi edhe në lidhje me nenin 10, ku natyrisht se thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Nga 30 sosh, 2 prej tyre lidhen me Asociacionin”.

“Unë kam prezantuar draft-vizionin e si duket aj draft vizion më së miri e shpjegon teksti 2-faqësh i draft vizionit. Pra, pasi të lexohet teksti kuptohet se si do të duket në vijim, konkretisht unë jam inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare”.

“Pra, se si duket unë e kam dhënë vizionin. Vizioni është dy faqesh dhe është publik të gjithë mund ta lexojnë. Unë këtë mund ta thelloj, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmërinë në parim”.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vlerësohet të jetë një mekanizëm i madh për serbët – pas votës së kualifikuar, që për çështjet që prekin interesat e tyre, është një lloj vetoje – porse, atë po e kërkon një “palë e tretë” nën kontrollin e tij, me idenë e interferimit në një sistem të brendshëm.

Ndërkaq, autoritetet kosovare kanë frikë jo për atë që sot paraqet legalisht ky instrument, mirëpo për faktin se çfarë ai mund të paraqesë në të ardhmen, gjatë implementimit praktik, me theks të veçantë krijimin e një modeli të ri të Republikës Serbe – entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore