Lajme

Kurti: Kryesuesi i ZRRE-së ka qenë pro bllok-tarifave në 2017, Tahiri e demanton


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e ka të konfirmuar që kryesuesi aktual i bordit të ZRRE-së, ka qenë kundër heqjes se bllok-tarifave në marsin e vitit 2017.

Sipas tij, bordi i atëhershëm dhe Komisioni Parlamentarë kanë qenë për heqjen e tarifave gjë që e kanë detyruar të ndërroj qëndrim.

“Bordi aktual i ZRRE-së është votuar në këtë Kuvend të Republikës, unë nuk e kam ditur anëtarët e këtij bordi tash çfarë kanë bërë në vitin 2017. Mirëpo sapo mu konfirmua që kryesuesi aktual ka qenë kundër heqjes së bllok-tarifave në marsin e vitit 2017. Ai ka qenë në anën e stafit profesional që e ka rekomanduar mirëmbajtjen e bllok-tarifës, e që është shkelur nga bordi i atëhershëm dhe Komisioni përkatës Parlamentarë”, u shpreh Kurti në fjalën e tij në Seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për të diskutuar për rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i demantoi këto deklarata të Kurtit.

“Po të citoj çka ka thënë ish-drejtori i Departamentit të Tarifave të ZRRE-së në këtë takim, ka thënë se me tarifat e reja synojmë nxitjen e kursimit të energjisë elektrike. Dhe për informatën tënde Selatin Kaqaniku nga Organizata Konsumatori, e ka kundërshtuar në këtë takim pikërisht këtë drejtor i cili ka këkruar heqjen e bllok-tarifave. Ajo që ta kanë servuar si informatë është e pa vërtetë kryeministër, këtë njeri e ke shpërblyer, e ki kryesues të bordit të ZRRE-së.” tha Tahiri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore