Kosova

Kurti ia shpreh mirënjohjen Kouchnerin për kontributin e dhënë në Kosovë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i parë i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchnerit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e parë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchnerit të cilit ia ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin që ka dhënë në Kosovë.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Ndër të tjera kanë diskutuar edhe për sukseset e Kosovës tash e 16 vjet.

“Së bashku diskutuan për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj”.

“Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit”.

Kreu i ekzekutivit i ka thënë Kouchnerit se mezi e pret ta takojë në Kosovë.

Ndërsa takimi i tij me Kouchnerin ka ardhur në kuadër të vizitës së tij në Francë.

Macron pret Osmanin dhe Kurtin para hapjes së Lojërave Olimpike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore