Kosova

Kurti-Escobarit: Kosova e përkushtuar në dialog për njohje reciproke


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kosova është e përkushtuar që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke i ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, në një bisedë telefonike që kanë zhvilluar të premten e tre dhjetorit.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ishte tema kyçe e bisedës telefonike.

Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova angazhohet për një dialog parimor, drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në qendër të së cilës është njohja recipropoke.

Ndërkaq, Escobar është shpreh se SHBA-të mbështesin këtë proces dhe janë të përkushtuara që të ketë përparim drejt qëllimit final të tij.

Zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu temë e diskutimit telefonik mes Kurtit dhe Escobar-it.

Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar

Kryeministri Kurti ka thënë se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO është përcaktues për garantimin paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Kurse diplomati amerikan Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Kosovën dhe synimet e saj drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore