Kosova

“Kurti duhet të brengoset për rënien e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj punës së tij”


Ilustrim

Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha, së fundmi ka analizuar hulumtimin e USAID-it dhe UNDP-së, i cili flet për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës ndaj liderëve institucionalë.

“Pulsi Publik i mbështetur nga USAID dhe UNDP ofron çdo herë kontribut të rëndësishëm në inkurajimin e një debati empirik publik mbi zhvillimet kyçe në shoqërinë tonë”, ka shkruar fillimisht ai në rrjetin e tij social në Facebook.

Shaha ka konstatuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ketë arsye për t’u brengosur pas rezultateve të fundit të kënaqshmërisë së kosovarëve me punën e tij.

“Sot kënaqshmeria e qytetarëve me Kurtin është pothuaj e barabartë me kënaqshmerinë e qytetarëve me Haradinaj në kohën kur ai ishte emëruar Kryeministër”, ka shtuar ai.

Sipas tij ndonëse lidershipi institucional i vendit (Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit) ende gëzon mbështetje të konsiderueshme qytetare, kjo përkrahje është në trendin e rënies.

“Përderisa qytetarët janë të kënaqur me drejtimin politik të vendit ata janë të pakënaqur me drejtimin ekonomik të vendit. Thënë ndryshe sot qytetarët janë më pak të kënaqur me drejtimin ekonomik të vendit nga Kurti se në pjesën e parë të mandatit të Haradinaj”, ka konstatuar më tej ai.

UNDP: Bie kënaqshmëria e kosovarëve për punën e kryeministrit, kryetarit të kuvendit e presidentes

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore