Lajme

Kurban Bajrami 2022: Urimet, citate, mesazhe për t’i ndarë me miqtë, familjen


Kurban Bajrami është një nga festat më të pritura nga myslimanët në mbarë botën. Këtë vit fillojë në mbrëmjen e 9 korrikut dhe do të përfundojë më 10 korrik.

Kurban Bajrami festohet në mbarë botën për të përkujtuar gatishmërinë e Profetit Ibrahim (Abraham) për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Sipas librit të shenjtë të Kuranit, atëherë Zoti ishte i kënaqur me Ibrahimin dhe djalin e tij dhe e zëvendësoi djalin me një dash, i cili më pas u sakrifikua nga Profeti Ibrahim.

Bajrami shënohet me sakrifikimin e një kafshe për të vërtetuar përkushtimin dhe dashurinë e tyre për Allahun.

Një nga dilemat më të mëdha të besimtarëve për Bajram janë se si t’ua urojnë festën të dashurve të tyre.

Këtu janë disa nga mesazhet që mund t’ua dërgoni miqve tuaj për këtë festë të sugjeruara nga Economic Times:

  1. “Dëshirat e mira të Allahut le ta ndriçojnë rrugën tënde. Urime festa e Kurban Bajramit!”.
  2. “Kurban Bajrami! Mishi apo gjaku nuk e kënaq Allahun. Është përkushtimi juaj që nder vepron drejtpërdrejt me të; si rrjedhim, falënderoni Allahun për ndriçimin e tij dhe ta ndani lajmin e mirë me të gjithë ata që i përmbahen parimeve morale”.
  3. “Sot është dita për të bërë sakrifica dhe për t’i treguar Allahut se sa shumë e adhuroni atë. Allahu ju dhuroftë gjithmonë me të mirat”.
  4. “Mësimi parësor i Kurban Bajramit është eliminimi i dëshirës personale. Mësimet e Kurban Bajramit le ta pasurojnë jetën tuaj sot dhe përgjithmonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore