
Një burrë nga Teksasi vdiq nga një arrest kardiak, pasi u sulmua nga një tufë bletësh jashtë shtëpisë së tij.
Sipas autoriteteve, Thomas Hicks ishte duke kositur lëndinën e tij, të hënën e 26 prillit, kur u sulmua nga një tufë bletësh jashtë shtëpisë së tij në Breckenridge, rreth 130 milje (210 kilometra) në perëndim të Dallas-it.
Departamenti i Zjarrit në Breckenridge tha se, personat e parë, të cilët u përgjigjën, u përballën me një “aktivitet shumë agresiv të bletëve” kur mbërritën në shtëpi.
Mjekët dhe zjarrfikësit u përpoqën të ndërhynin në kohë, por Hicks vdiq, tha departamenti i zjarrfikësve.
Gruaja e Hicks-it, Zoni Hicks, për stacionin televiziv KTAB, deklaroi se ishte duke bërë pazarin e ushqimeve, kur u kthye dhe e gjeti burrin e saj duke ulëritur dhe të mbuluar nga bletët.
“Nuk mund të shihja as shpinën dhe tërë kokën e tij, ai ishte vetëm i mbuluar”, tha ajo.
Zoni Hicks gjithashtu u thumbua në mënyrë të përsëritur dhe u kurua e më pas u lëshua nga një spital.
Zgjoi ishte vendosur brenda një peme dhe zjarrfikësit vranë bletët, duke spërkatur shkumë mbi to, thanë autoritetet.
Përshtatur nga Associated Press për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha