Kampionate

Kupa e Shqipërisë, nuk ka surpriza në raundin e 1/16-ve


Kupa e Shqipërisë ka mbyllur raundin e 1/16-ve, duke mos pasur surpriza, me ekipet pretendente që kanë kaluar më tej. Dinamo, Apolonia, Flamurtari, Elbasani, Skënderbeu dhe Lushnja kanë siguruar kualifikimin.

Në takimet Bylis – Vora dhe Korabi – Besa rezultatet kanë qenë të barabarata, 2-2, dhe sfidat kanë shkuar në kohë shtesë.

Apolonia mundi 2-1 Luzin në shtëpi. Fitore në shifrat 2-0 arriti Dinamo përballë Orikut. Po fitore në shifrat 2-0 arriti edhe Flamurtari që mundi Burrelin.

Elbasani triumfoi 3-2 në transfertë përballë Kastriotit. Fitore në transfertë, 0-3 arriti Lushnja përballë Tomorit. Ndërsa, Skënderbeu fitoi 4-0 në shtëpi përballë Turbinës.

Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e Abissnet Superiore për sezonin 2022-23 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë (Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni), ndërsa edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me dy takime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore