Sport

Kupa e Shqipërisë, ja tetë përballjet e turit të dytë


Pasi kanë përfunduar të 16 takimet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, janë mësuar edhe tetë përballjet e turit të dytë.

Edhe ky turë do i ndajë skuadrat në dy grupe, Grupi A dhe B. Në Grupin A janë Dinamo, Tirana, Partizani, Skënderbeu, Besëlidhja, Korabi, Bylisi dhe Teuta. Në Grupin B janë: Vllaznia, Pogradeci, Laçi, Kastrioti, Kukësi, Egnatia, Tomori dhe Flamurtari.

Përballjet e Grupit A

Dinamo – Tirana

Korabi – Teuta

Bylis – Skënderbeu

Besëlidhja – Partizani

Përballjet ne Grupin B

Egnatia – Kukesi

Laçi – Tomori

Pogradeci – Vallaznia

Flamurtari – Kastrioti

Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen më 26 janar 2022. Ndeshjet e kthimit luhen më 9 shkurt 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore