Sport

Kupa e Shqipërisë: Erzeni dhe Egnatia triumfojnë në frymën e fundit


Kanë përfunduar dy takimet e fundit të raundit të parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Erzeni dhe Egnatia kanë fituar në frymën e fundit, respektivisht 2-1 ndaj Vllaznisë dhe 1-0 ndaj Laçit.

Raundi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë filloi të martën me dy takime: Kukësi 0-1 Partizani dhe Teuta 0-0 Tirana.

Në Rrogozhinë ishte një ndeshje e luftuar mes Erzenit dhe Vllaznisë. Takimi i vendos në minutat e fundit.

Xhelil Asani, ish-lojtari i Vllaznisë, arriti të ndëshkonte miqtë nga Shkodra në minutën e 64. Geralb Smajli do të vendoste barazpeshën në minutën e 87.

Teksa ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në minutën e fundit të kohës së rregullt të takimit, Alessandro Kacbufi kaloi në avantazh vendasit e Erzenit.

Në takimin tjetër të ditës në Kupën e Shqipërisë, Egnatia arriti të triumfonte falë një penalltie në minutën e pestë shtesë.

Juozas Lubas rrëzohet në zonën kundërshtare, duke fituar 11 metërshin për miqtë nga Rrogozhina. Albano Aleksi ishte njeriu që e shëndroi në gol penalltinë.

Ndeshjet e kthimit në Kupë do të zhvillohen në datat 5 dhe 6 mars.

Kupa e Shqipërisë, Partizani triumfon ndaj Kukësit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore