Sport

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia shtang Kukësin, të mëdhatë bëjnë detyrën


Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e para në Kupën e Shqipërisë. Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Partizani kanë arritur të dalin me fitore në sfidën e parë.

Ndeshjet u luajtën për llogari të raundit të dytë në Kupën e Shqipërisë. Ato janë me sistem vajtje-ardhje. Sfidat e kthimit do të luhen më 17 nëntor.

Grupi A

Tri sfida janë luajtur në këtë grup. Teuta ka fituar minimalisht 1-0 në fushën e Korabit.

Edhe për Partizanin ka pasur një fitore minimale 1-0 në transfertë përballë Besëlidhjes.

Në Ballsh, Skënderbeu ka barazuar në shifrat 1-1 me vendasit e Bylisit.

Grupi B

Katër sfida u luajtën në këtë grup. Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Pogradecit me rezultatin 2-0.

Laçi fitoi minimalisht 1-0 në Berat përballë Tomorit vendas.

Egnatia ka fituar bindshëm në shifrat 3-1 me Kukësin.

Flamurtari dhe Kastrioti kanë barazuar me rrjeta të paprekura.

Sfida e fundit e kësaj të mërkure në Kupë është ajo mes Dinamos dhe Tiranës. Ndeshja e dy skuadrave të Grupit A do të luhet në “Air Albania”, duke filluar nga ora 16:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore