Sport

Kupa e Italisë/ Atalanta dhe Venezia çelin siparin e raundit të 1/8-ve


Një ndeshje do të luhet këtë të martë në Kupën e Italisë. Duke filluar nga ora 17:30, në stadiumin “Gewiss”, Atalanta vendase do të përballet me Venezia-n.

Të dy skuadrat e Serie A hapin serinë e ndeshjeve të raundit të 1/8-ve. Zikaltrit vijnë nga një sezon pozitiv në kampionat. Miqtë vijnë nga disa rezultate jo shumë të mira.

Përballja e fundit mes tyre ishte në nëntor të 2021 për Serie A. Në po këtë stadium, Atalanta triumfonte me rezultatin 4-0. Tre gola shënonte Mario Pasalic-i dhe një Teun Koopmeiners-i.

Për teknikun, Gian Piero Gasperini, ka mungesa të rëndësishme. Rafael Toloi, Josip Ilicic-i dhe Ruslan Malinovskyi nuk mund të luajnë në këtë sfidë për shkak kartonash. Duvan Zapata dhe Robin Gosens-i janë të dëmtuar. Për miqtë, ka vetëm një mungesë. Sofian Kiyine mundon për shkak dëmtimi.

Formacionet e mundshme:

Atalanta: Muso; Djimsiti, Demiral, Palomino; Zappacosta, Koopmeiners, Freuler, Hatebooer; Miranchuk, Pessina; Pasalic.

Venezia: Lezzerini; Mazzocchi, Caldara, Ceccaroni, Haps; Crnigoj, Ampadu, Tessmann; Okereke, Aramu, Forte.

Përballjet e tjera të raundit të 1/8-ve:

13 janar

Napoli – Fiorentina

Milan – Genoa

18 janar

Lazio – Udinese

Juventus – Sampdoria

19 janar

Sassuolo – Cagliari

Inter – Empoli

20 janar

Roma – Lecce

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore