Përballje

Kukësi dhe Laçi arrijnë fitore, mbajnë nën presion Tiranën


Kukësi dhe Laçi kanë arritur të shënojnë fitore gjatë pasditës së të dielës, duke mbajtur nën presion skuadrën e Tiranës.

Në njërën anë, Kukësi ishte mysafir i Egnatia-s, kurse Laçi ishte pritës i Vllaznisë.

Skuadra e Kukësit arriti fitore të lehtë në Rrogozhinë, duke shënuar nga njëherë në secilën pjesën.

Veriorët arritën që pas gjysmë ore lojë, të hapin llogarinë e golave përmes Taipit.

Shqiprim Taipi, 24-vjeçari, vazhdoi formën e mirë në aspektin personal duke shënuar për epërsinë e skuadrës së tij.

Duke e nxjerrur tërësisht Egnatia-n jashtë lojës, Kukësi arriti të gjejë edhe golin e dytë.

Edison Ndreca shënoi në minutën e 56-të, për rezultatin 0-2 që do të ishte edhe përfundimtari.

Në ndeshjen tjetër, Laçi e kishte shumë të vështirë në derbin e javës përballë Vllaznisë.

Kurbinasit fituan vetëm falë një penalltie, në një ndeshje shumë të luftuar përgjatë 90 minutave.

Në minutën e 65-të, nga pika e 11 metrave, u tregua i sakt sulmuesi nga Mali, Saliou Guindo, për të sjellur fitoren e skuadrës së tij.

Tabela e Abissnet Kategorisë Superiore, pas 19 javëve të zhvilluara, duket kështu:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore