Lajme

Kujtim Shala ofendon rëndë Kurtin: “T’q***** tradhtarin e nonës”


Një nga figurat kryesore politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, e ka ofenduar rëndë kryeministrin e Kosovës duke përdorur një fjalor jashtëparlamentare për ta përshkruar qëndrimin e tij për Albin Kurtin.

Me marrëveshjen e arritur të Kurtit në Bruksel, për Shalën kryeministri ka marrë epitetin e tradhtarit.

Por, përveç emërtimit, Shala u zu në mikrofon edhe duke sharë.

Kamerat kanë kapur momentin kur Shala dëgjohet tek thotë “puu t’q***** tradhtarin e nonës”.

Gjithçka ka ndodhur derisa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po fliste në foltore të Kuvendit. Pasi kreu fjalimin Krasniqi, të radhës për në foltore ishin nga Lidhje Demokratike e Kosovës.

Derisa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po dilte për të thënë çfarë mendonte ai për marrëveshjen e Kurtit në Bruksel dhe në Ohër, Shala u dëgjua tek thotë frazën jo parlamentare.

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca parlamentare me vetëm një pikë të rendit të ditës: Marrëveshjet me Serbinë.

Kurti si asnjëherë tjetër ka pranuar se brenda marrëveshjes gjendet edhe Asociacioni i Komunave me Shumice Serbe, njëjtë si edhe të gjitha marrëveshjet e tjera të arritura përgjatë 10 viteve dialog.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore