Shëndet

Kujdesi ndaj lëkurës, luftimi i lëkurës së thatë në vjeshtë


Ditët e freskëta të vjeshtës kërkojnë vëmendje të shtuar edhe ndaj lëkurës.

Me ndryshimin e stinëve, edhe rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të ndryshojë në përputhje me rrethanat.

Ekspertët janë të mendimit se më e rëndësishmja për kujdes të shtuar është lëkura e thatë.

“Dushet e nxehta dhe erërat e ftohta janë fajtorët e lëkurës së dehidratuar”, ka thënë estetistja Natalie Aguilar.

“Në vjeshtë, nivelet e lagështisë priren të bien dhe erërat bëhen të ftohta dhe të freskëta, gjë që mund të çojë në një lëkurë të thatë dhe ndonjëherë të irrituar”, ka shtuar ajo.

Por lëkura e thatë mund të ndikojë edhe në aspekte të tjera të pamjes së lëkurës.

Për shkak se lëkura pakëson prodhimin e yndyrës që mban lagështinë, “kjo tenton t’i japë lëkurës një pamje më të zbehtë”, ka theksuar dermatologia Loretta Ciraldo.

“Rrudhat bëhen paksa të ekzagjeruara kur lëkura është më e thatë. Dhe lëkura merr një strukturë më të trashë, pak më të ashpër, kjryesisht për shkak të motit të freskët”, ka vijuar ajo.

Për ekspertët, çelësi është aplikimi i përbërësve okluzivë që do të ndihmojnë lëkurën të ruajë lagështinë. Duhen marrë kremra më të trashë në vend të hidratuesve të lehtë.

“Një pengesë e komprometuar e lëkurës mund të ndodhë kur lëkura përjeton humbje trans-epidermale të ujit, ekspozim ndaj klimave të ashpra ose ndryshime drastike të motit, si dhe produkte irrituese”, ka treguar ekspertja Natalie Aguilar.

Sipas saj, fokusi duhet të jetë në shtimin e serumeve dhe vajrave hidratues në rutinën e vjeshtës, si dhe plotësimin e kujdesit të lëkurës me produkte që do të ndihmojnë në luftimin e lëkurës së dehidratuar.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore