
72 gola në 126 paraqitje.
Këto janë statistikat e frikshme të sulmuesit të Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, që nga debutimi i tij më 10 shtator të vitit 2008.
Madje, njërin nga këto gola, “Lewa” ua ka shënuar edhe kuqezinjve më 2 shtator të këtij viti, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, kur polakët mposhtën shqiptarët 4 me 1.
I dyti në renditjet e polakëve, si golashënuesi më i mirë, është sulmuesi tjetër Jaku Blazhikowski.
Ky i fundit ka shënuar 21 gola për kombëtaren e tij.
Ndërkaq, i treti, është sulmuesi Arkadiusz Milik, me 15 gola të realizuar.
Në anën tjetër, ish-kapiteni i Kombëtares polake, Jacek Bak, në një intervistë për Salon24 ka deklaruar se “në Tiranë, Poloninë e pret ferri”.
“Atje, armiku është atmosfera, auditori dhe lojtarët e rivalëve që godasin dhe pështyjnë. Sot, në Tiranë, lojtarët tanë duhet të jenë gati për çdo gjë, sepse vendasit, duke pasur një shans për vendin e dytë në grup, do të jenë të motivuar trefish”, paralajmëron ish-kapiteni polak, Bak.

Sa është vlera e Kombëtares Polake?
Sipas “Transfermarket”, Polonia ka vlerën më të lartë se Shqipëria. Vlera e Polonisë shkon në 268 mijë e 50 milionë euro.
Përkundër kësaj, Polonia ka edhe futbollistin me të vlefshëm nga të gjithë.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është ai për të cilin bëhet fjalë, me një “vlerë” prej 60 milionë eurosh.
Ndërkaq te Kombëtarja shqiptare, Marash Kumbulla është lojtari më i vlefshëm, me 25 milionë euro, derisa Kombëtarja “kuqezi” ka vlerë 102 mijë e 25 milionë.
Formacioni i mundshëm i polakëve për ndeshjen e 12 tetorit me Shqipërinë:
3-5-2: Szczęsny – Dawidowicz, Glik, Bednarek – Frankowski, Moder, Krychowiak, Zieliński, Puchacz – Buksa, Lewandowski.
Polonia, në dy ndeshjet e fundit, do të ballafaqohet me Andorrën dhe Hungarinë për të kërkuar biletën për finalet e Botërorit.
Shqipëria do të presë Poloninë, në stadiumin “Air Albania”, teksa renditet përkatësisht në vendin e dytë të Grupit I, me një pikë më shumë se miqtë.
Vendi i dytë në grupe e dërgon skuadrën në fazën e play-off-ve, së bashku me vendet e dyta më të mira në grupet e tjera kualifikuese në Evropë.
Nëse Shqipëria fiton ndaj Polonisë, diferenca shkon në plus katër pikë, ndërsa i mbeten edhe dy ndeshje për të luajtur.
Ballafaqimet e fundit i ka me Anglinë dhe Andorrën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
75 vjet Deklaratë Universale, por jo globale
-
El Pais: Spanja kërkon ekstradimin e Amant Josifit
-
Administrata Biden, nën vëzhgim pasi anashkaloi Kongresin në shitjen e predhave të tankeve në Izrael
-
LV-ja qorton 23 komunat që s’e përkrahën faljen e tatimit në pronë: Është një mundësi e humbur nga komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK