Lajme

Kufizimet COVID-19/ Protestuesit përleshen me policinë në Melbourne


Protestuesit kundër bllokimit u përplasën dhunshëm me policinë ndërsa mijëra njerëz të maskuar marshuan nëpër rrugët e Melbourne të shtunën e 21 gushtit.

Policia e Viktorias tha se kishte bërë 218 arrestime dhe se gjashtë oficerë u shtruan në spital nga lëndimet në përleshje.

Policia tha në një deklaratë se shumica e rreth 4 mijë demonstruesve “erdhën me dhunën në mendje”.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan protestues që brohorisnin, hidhnin objekte ndaj oficerëve të policisë dhe lëshonin flakët.

Protestat në Melbourne u zhvilluan pasi kryeministri i Victoria-s, Daniel Andrews, njoftoi se një bllokim do të shtrihej në të gjithë shtetin. Shteti regjistroi 77 raste të reja të coronavirusit të shtunën.

Më shumë se 700 oficerë shtesë të policisë u vendosën për të kontrolluar protestën.

Policia tha se ata kishin përdorur, për herë të parë gjatë një proteste bllokimi, taktika jo vdekjeprurëse që përfshinin bombula me spërkatës piper.

Secili nga 218 protestuesit e arrestuar do të gjobitet me 5 mijë e 452 dollarë për shkelje të urdhrave të shëndetit publik. Policia lëshoi ​​gjithashtu 236 gjoba shtesë dhe tha se tre persona pritet të përballen me akuza për sulmin ndaj policisë.

“Hetime të mëtejshme do të kryhen për veprat penale të kryera gjatë protestës, përfshirë sulmin e policëve të shumtë dhe përdorimin e fishekzjarrëve”.

Persona të të gjitha moshave u panë duke ecur nëpër rrugë, duke bërtitur për “liri”.

Tubimet publike nuk u lejuan në Victoria pasi shteti u përpoq të frenonte një rritje të rasteve të coronavirusit.

Në Sydney, policia vendosi më shumë se 1 mijë e 500 oficerë shtesë dhe lëshoi ​​urdhra që ndalonin taksitë të merrnin pasagjerë deri në orën 15:00 pasdite të shtunën. Trenat nuk u lejuan të ndalen në stacionet e qendrës së qytetit.

Policia e Neë South Wales tha se bëri 47 arrestime dhe lëshoi ​​të paktën 261 njoftime për shkelje.

Sydney vendos karantinë gjatë natës, ndërsa rastet e reja rriten

Dy milionë banorë të Sydney-t do të jenë të izoluar gjatë natës, nga java e ardhshme për të ngadalësuar variantin shumë infektiv Delta të coronavirusit të përhapet në të gjithë shtetin e Wellsit të Ri Jugor (NSW).

Vala e tretë e infektimeve COVID-19, në Australi e përqendruar në Sydney, ka detyruar më shumë se gjysmën e popullsisë prej gati 26 milionë banorësh të bllokohet dhe ka shtyrë ekonominë e 13-të më të madhe në botë në prag të recesionit të saj të dytë.

Kryeministrja e NSW-së, Gladys Berejiklian zgjati bllokimin e Sydney-t deri në fund të shtatorit dhe vendosi kufizime të reja duke përfshirë karantinimin, kërkesën për të mbajtur maskë në ambjente të jashtme dhe kufizime në stërvitje.

“Unë i kërkova shëndetësisë dhe policisë të punojnë së bashku, për të mos lënë asnjë hije dyshimi se sa seriozë jemi në uljen e rasteve të infektimeve”, tha Berejiklian në një konferencë për media.

Një shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit do të hyjë në fuqi nga e hëna në 12 zonat e prekura më keq, duke mbuluar rreth 40% të popullsisë prej 5 milionësh të Sydney-t. Kushdo që kapet duke hyrë në ato zona do të gjobitet dhe do të izolohet për 14 ditë.

Me një shtetrrethim të ngjashëm tashmë në Melburn, më shumë se një e katërta e popullsisë së Australisë do të kufizohet në shtëpitë e tyre nga e hëna, me përjashtim të punëtorëve në punë të domosdoshme.

Shteti NSË raportoi 644 infeksione të reja të premten, shumica prej tyre në Sydney. Rastet ditore në NSË kanë arritur në 400 për shtatë ditët e fundit pavarësisht tetë javëve të bllokimit në Sydney, qyteti më i madh i Australisë.

Me vetëm rreth 28% të njerëzve mbi 16 vjeç të vaksinuar plotësisht, Australia nuk ka arritur të përmbajë shpërthimin në Sydney, i cili tani ka sjellë raste dhe në qytete të tjera në të gjithë Australinë, si dhe Zelandën e Re.

Shteti Victoria i Australisë regjistroi 55 raste të reja të fituara në vend nga COVID-19 dhe paralajmëroi se ishte në rrezik të mbingarkohej nga infeksionet.

Kryeqyteti australian Canberra, është gjithashtu në prag të mbylljes, me 16 raste të regjistruara në 24 orët e fundit nga një popullsi prej rreth 430 mijë banorë.

Australia ka regjistruar vetëm 12 mijë infeksione që kur rasti i parë Delta u raportua në Sydney më 16 qershor. Katër vdekje të reja u konfirmuan në NSË të premten, duke e çuar totalin në 65.

Pavarësisht nga një valë e tretë e infeksioneve nga varianti Delta, numrat e COVID-19 janë relativisht të ulëta, me rreth 42 mijë e 100 raste dhe 975 vdekje.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore