Gatimi

Ku fshihet sekreti i mosfunksionimit të një diete?


Shumë prej nesh i marrin si të mirëqena rregullat e dietës.

Si të hamë pak dhe shpesh, të mos anashkalojmë vaktet dhe të kontrollojmë marrjen e kalorive. Por epidemiologu gjenetik, profesor Tim Spector, argumenton se duhet të rivlerësojmë atë që mendojmë se dimë për një dietë të mirë.

Në “The Life Scientific”, ai i tregon se si diversiteti në llojet e ushqimit që hamë dhe në përzierjen unike të mikrobeve që ushqejmë në zorrët tona është faktori më i rëndësishëm për shëndetin – dhe madje mund të na mbrojë kundër COVID-19.

Tim bëri një analizë për të zbuluar mënyrën se si gjenet tona ndikojnë në një gamë të gjerë të sëmundjeve njerëzore.

Si zbuloi se asnjë bakter nuk ishte i njëjtë te njerëzit.

Shkencëtari u interesua përse binjakët identikë – me përbërje identike gjenetike – shpesh vdesin nga sëmundje të ndryshme.

“Çfarë nuk shkonte me ata klone identike që do t’i detyronin ata të kalonin rrugë të ndryshme të personalitetit apo sëmundjes?” pyeti ai.

Ai filloi të shqyrtonte epigjenetikën: fuqia e faktorëve të jashtëm në mënyrën se si gjenet mund të ndizen dhe fiken.

Por epigjenetika nuk mund të shpjegonte të gjitha ndryshimet që po shihnin. Pesha midis binjakëve mund të ndryshojë deri në 10 kg, për shembull.

“Ne mund të shpjegonim vetëm një pjesë të vogël të atij ndryshimi prej 10 kg me epigjenetikën,kështu që e dinim se po ndodhte diçka që nuk varej nga gjenet.”

Tim dhe ekipi i tij kërkuan një shpjegim tjetër dhe bënë një zbulim magjepsës: ” Ne zbuluam se mikrobet ndryshonin edhe te binjakët”.

Mikrobet e zorrëve janë si “një fabrikë kimike” në trup

Asnjë bakternuk është i njejtë te njerëzit.

“Nëse i mendoni ato si një organ në trupin tuaj që është si një fabrikë kimike, që ndryshon mes nesh, papritmas filloni të kuptoni ku kemi gabuar gjatë tridhjetë viteve të fundit në të ushqyer”.

“Të gjithë ne e dimë se disa njerëz u janë përgjigjur disa dietave, të tjerët jo, dhe megjithatë ne kemi këtë lloj dogme që të gjithë duhet të jemi të njëjtë dhe nëse nuk arrijmë të humbim peshë, është faji ynë,” thotë ai.

Por është përzierja jonë unike e baktereve të zorrëve që dikton përgjigjet tona shumë individuale ndaj ushqimeve të ndryshme, argumenton ai.

Disa mikrobe në zorrë mund të na ndalojnë të dhjamosemi.

Ne zbuluam se në çdo rast binjaku më i dobët kishte një mikrobiom më të larmishëm – një numër më të madh të llojeve të ndryshme të mikrobeve.

“Ne gjetëm në çdo rast binjaku më i dobët kishte një mikrobiom më të larmishëm (numër më të madh të specieve të ndryshme), dhe ata gjithashtu kishin pothuajse gjithmonë një numër të lartë të disa mikrobeve që sapo mbetën jashtë turmës,” thotë Tim.

Për të siguruar që kemi mikrobe të ndryshme të zorrëve, ne kemi nevojë për një dietë të larmishme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore