Lajme

Kthehet në 30 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 30 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 685 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 9 mijë e 415 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 1 mijë e 384 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 19 mijë e 923.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 20 mijë e 646.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 648 mijë e 586 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 347 mijë e 344.

Një ditë më parë në Kosovë, 19 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 703 raste të reja pozitive me COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore