Kryetarja e AMA-s zgjidhet nënkryetare e autoritetit evropian EPRA

SHFLETO
Sadiola Xhelili
07.06.2024 10:09
Loading Icons...

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, është zgjedhur nënkryetare e autoritetit evropian EPRA, Platforma Evropiane e Enteve Rregullatore.

Krasniqi ishte në garë me kandidaten e Britanisë së Madhe, teksa fitoi kundrejt saj me një diferencë prej shtatë votash.

Krasniqi mori 28 vota, ndërsa kandidatja britanike mori 21 vota.