Kosova

“Kryetari në vizitë zyrtare, Kuvendi s’mban asnjë seancë”


Kuvendi i Kosovës.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos-mbajtjen e asnjë seance në Kuvend, pasi që kryetari Glauk Konjufca, është në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në monitorimin e punës së Kuvendit që bën KDI-ja ka thënë se janë miratuar dhjetëra projektligje në komisione.

“Kuvendi nuk mbajti asnjë seancë këtë javë, ndërsa komisionet miratuan dhjetëra Projektligje të cilat pritet të shqyrtohen në seancat e radhës”, është thënë nga ky institut.

Tutje, nga KDI-ja janë bërë të ditura edhe mbledhjet e komisioneve që janë mbajtur gjatë javës.

“Komisioni për Ekonomi organizoi një dëgjim publik për projektligjin për burimet e ripërtërishme të energjisë dhe një dëgjim mbikëqyrës lidhur me zbatimin e Ligjit për tregti me jashtë”.

“Në komisionet tjera u votuan 13 projektligje në fusha si përfaqësimi i institucioneve në arbitrazh, konfliktet administrativ, shërbimet sociale dhe familjare, liria e Asociimit, metrologjia për letërnjoftime”.

Po ashtu, është miratuar edhe një ligj raport i mbikëqyrjes për zbatimin e ligjit për shpifje.

“Para komisionit për administratë raportoi kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, lidhur me raportimin e auditimit për pasqyrat financiare të KGJK-së për vitin 2022, i njëjti nuk u miratua”.

“Një mbledhje e ka mbajtur edhe komisioni hetimor i sapoinformuar për rezervat shtetërore, mirëpo përmbledhje nga ky takim nuk është raportuar në faqen e Kuvendit”.

Edhe në të kaluarën Kuvendi ishte kritikuar për mungesë të seancave të Kuvendit dhe për mos miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore