Lajme

Kryeredaktori i “The Insider” bastiset nga policia ruse


Roman Dobrokhotov, kryeredaktori i “The Insider” është kontrolluar nga policia ruse, pasi këta të fundit i bastisën shtëpinë. Roman arriti ta njoftojë këtë në profilin e tij në Twitter. Oksana Oparenko, një avokate për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, i erdhi në ndihmë Roman-it.

Policia mbërriti rreth orës shtatë e gjysmë të mëngjesit, të mërkurën e 28 korrikut. Arsyeja e kërkimit të apartamentit të tij ende nuk dihet.

Më 23 korrik, Ministria e Drejtësisë e Federatës Ruse përfshiu “Insider-in” në regjistrin e mediave – “agjentë të huaj”.

Arsyeja për kërkimet mund të ketë qenë një çështje shpifjeje e ngritur nga gazetari holandez, Maximilian Bernardus Wilem Van der Werff.

Insider-i zbuloi se Wilem Van der Werff bashkëpunoi me GRU-në (Inteligjencën Ushtarake të Rusisë) dhe mori para nga Ministria ruse e Mbrojtjes për shpërndarjen e informacionit në lidhje me Boeing-un e rrëzuar në Donbas.

Më 26 prill, policia e Moskës hapi një çështje penale sipas nenit 128.1 të Kodit Penal të Federatës Ruse për “Shpifje”.

Aktivistët e të drejtave të njeriut vërejnë se lidhja me Dobrokhotov “u zhduk pothuajse menjëherë”. Kolegu i tij, kryeredaktori Sergei Yezhov shkroi në Twitter se sot Dobrohotov duhej të largohej nga Rusia.

Gjithashtu, Insider-i shkruan se janë kryer kërkime tek të afërmit e gazetarit, por nuk tregon se tek cili/cila saktësisht.

“Insider-i është një botim letonez i regjistruar në Letoni sipas ligjit letonez. Dhe çfarë dëshiron Ministria e Drejtësisë atje? Zyra e botimeve nuk është në Rusi, kështu që të gjitha këto ligje të çmendura nuk do të zbatohen nga Insider-i, pasi ky i fundit do të vijojë punën e tij”, tha Dobrohotov.

Insider-i është një botim investigativ që nisi në vitin 2013. Një nga materialet e tij më të famshme, në përgatitjen e të cilit morën pjesë mediat, është hetimi i helmimit të pohuar të politikanit Alexei Navalny nga “Novichok”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore