Kryediplomati kroat në vizitë dy ditore në Kosovë

SHFLETO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

 

Altina Marmullaku
08.05.2023 14:26
Loading Icons...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla të hënën do të pres në Kosovë, ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman.

Radman, do të jetë për vizitë dy ditore në Kosovë.

Ndërsa lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret sonte në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë,  z.Gordan Grlic Radman, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë”, është thënë në komunikatën e MPJD.

“Ndërsa nesër (e martë) të dy homologët do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”.

Të martën e 9 majit është planifikuar që të mbahet një konferencë mes Gërvallës dhe homologut të saj nga Kroacia.

Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe (Zajedničko veće opština – ZVO), i cili tubon komunat ku jetojnë serbët në lindje të Kroacisë, është modeli të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë si propozim në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kreu i ekzekutivit kosovar, pas takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, nën lehtësimin e Bashkimit Evropian, ku ishte prezantuar edhe Draft-Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Ekipi Menaxhues, ka deklaruar se ka dhënë këtë variant si “draft-vizion” për Asociacionin.

“Vizioni që propozova unë mund të them që është inspiruar nga një marrëveshje që ka bërë Serbia për normalizim. Është marrëveshja mes Serbisë dhe Kroacisë për normalizim. Unë jam inspiruar nga ai model […] Besoj se është modeli i duhur edhe për ne”, kishte thënë Kurti.

Më 6 maj të 2021, Radman kishte qenë për herë të fundit në Kosovë, i cili ishte shprehur kundër ndryshimit të kufijve.

“E përkrahim dialogun bilateral mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Evropës. Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor”, kishte deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Duke shtuar se Kroacia i ka dhënë përkrahje të madhe Kosovës të kryqet në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Çka është Këshilli i Përbashkët i Komunave Serbe në Kroaci, modeli që propozoi Kurti në Bruksel?