Lajme

Kryediplomati boshnjak sjell shembullin e vendit të tij në Këshillin e Sigurimit: Boll vuajtëm nga lufta


Të gjithë e kanë parë çfarë ka ndodhur në Srebrenicë, teksa bota qëndronte e heshtur. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më.

Kështu ka thënë në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit Elmedin Konaković, kryediplomati i Bosnjë dhe Hercegovinës, i cili theksoi se do të ishte e pafalshme nga Kombet e Bashkuara, që të lejonin një luftë si ajo në Ukrainë të vijonte.

Ai ka theksuar se vendi i tij e ka vuajtur mbi supe një situatë të tillë në Ballkan dhe e kupton tërësisht gjithë peshën që Kievi mban mbi shpinë.

Ndaj, të bashkuar nën siglën e OKB-së, të gjitha vendet duhet të përpiqen për t’i dhënë fund agresionit rus dhe për të vijuar me një zgjidhje afatgjatë dhe të paqtë për të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore